Thashethemet që vijnë nga Spanja janë përhapur shumë së fundmi, ku shkruhet se Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, është gati të ndjekë rrugën e Xavit dhe Klopp, për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit. Sipas lajmeve të fundit, Arteta ka vendosur të thotë lamtumirë pavarësisht një kontrate deri në vitin 2025 dhe marrëdhënieve shumë të mira me klubin. Megjithatë, vetë tekniku ka mohuar gjithçka. I intervistuar nga Sky Sports UK, numri një i pankinës së Gooners ishte mjaft i qartë.
“Ky është lajm i rremë dhe unë jam shumë i zemëruar. Nuk do të largohem nga Arsenali këtë verë, nuk mund ta besoj atë që lexova dje. Duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim për tema që prekin drejtpërdrejt njerëzit. Unë jam në vendin e duhur, me njerëzit e duhur dhe kemi ende shumë punë për të bërë” – Tha Arteta.
41-vjeçari numëron 210 ndeshje në krye të skuadrës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.92 pikë për ndeshje. Më parë, spanjolli ka bërë rolin e ndihmës-trajnerit te Manchester City.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co