Vinicius Xhuniori ka marrë një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite dhe pikëpyetjet për një largim të mundshëm kanë nisur të ngrihen. I pyetur në konferencë për shtyp nëse do ta kuptonte një vendim për të zgjedhur Arabinë, Ançeloti është përgjigjur se në futboll arrin të kuptojë gjithçka që mund të ndodhë. Ai solli në kujtesë rastin e dorëheqjes së Toni Krosit. Një vendim që u prit me habi nga shumica e opinionit sportiv, por jo prej tij. Megjithatë, Ançeloti ka përfunduar fjalën e tij me besimin e plotë se Viniciusi do të zgjedhë lavdinë dhe jo paratë.
“Unë dhe klubi duam të vazhdojmë bashkë sa më gjatë që të jetë e mundur. E ndjej që Reali i Madridit ka besim te unë. A do ta kuptoja nëse Viniciusi do të shkonte në Arabi? Kuptoj gjithçka në futboll. E kam kuptuar gjithashtu edhe që Toni Krosi la futbollin. E kanë kuptuan pak, por unë e kuptova në të njëjtën mënyrë si ai. Të gjitha janë vendime individuale. Por unë e thashë që javën e kaluar, se shoh një lojtar të lumtur. Ka dëshirë të qendrojë këtu dhe të fitojë tituj me Realin e Madridit. Besoj se ai po mendon të zgjedhë lavdinë”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news