Guardiola bën “Grinçin” para duelit me Brojën, i prish Krishtlindjet lojtarëve të Mançester Sitit

guardiola ben grincin para duelit me brojen i prish krishtlindjet lojtareve te mancester sitit

Forma e dobët që po kalon Mançester Siti ka vënë dukshëm në vështirësi Pep Guardiolën, i cili po përballet me një seri të pazakontë rezultatesh që nuk e kishte ndeshur asnjëherë më parë në karrierën e tij në pankinë. Një fitore në 12 ndeshjet e fundit është një bilanc i tmerrshëm për teknikun, i cili tashmë po tregon edhe anën e tij të “errët”.



guardiola ben grincin para duelit me brojen i prish krishtlindjet lojtareve te mancester sitit

Kështu, tekniku nuk ka hezituar që të prishë Krishtlindjet e futbollistëve të Mançester Sitit, duke bërë të qartë se skuadra do të stërvitej rregullisht si të martën, ashtu edhe të mërkurën para ndeshjes së të enjtes ndaj Evertonit të Armando Brojës.

“Do të stërvitemi sot pasdite, do të stërvitemi nesër pasdite, do të qëndrojmë këtu dhe do të luajmë për Shën Stefan. Në këtë situatë, nuk ka një kundërshtar perfekt. Duhet të arrijmë rezultate në mënyrën më të shpejtë të mundshme, që të na ndihmojnë të shkurtojmë distancën edhe më kthimin e lojtarëve.

Tani do të përballemi me Evertonin, po kalojnë një moment të mirë, rezultatet dhe paraqitjet po e tregojnë. Shpresojmë që me lojtarët tani, të jemi të qëndrueshëm dhe të arrijmë një rezultat”, tha Guardiola në konferencë për mediat, duke bërë kështu të qartë se për lojtarët e tij nuk di të kishte festime Krishtlindjesh por vetëm punë në këto ditë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →