Gatuso vazhdon me të njëjtin temperament si trajner ashtu siç ishte edhe si futbollist. Aktualisht nën drejtimin e Hajduk Split, Gatuso ndodhet me ekipin e tij në vendin e parë të renditjes me të njëjtën kuotë me Rijekën, 36 pikë.
Por ndeshja e fundit e Hajdukut ishte jo pak emocionuese, në transfertën e Sibenik, atje ku fitorja ishte detyrim. Livaja do të shënonte në minutën e 74 golin e parë për Hajdukun, ndërsa vendasit barazuan në 1-1 në minutën e 89.
Vetëm dy minuta më vonë, Krovinovic, lojtari i Hajduk Split, solli golin e avantazhit dhe të fitores, 1-2. Duke parë gjithë dramën e kaluar në ato pak minuta, futbollistët e Hajduk shkuan për të pirë pak ujë dhe për t’u qetësuar nga gjithçka ndodhi në fare pak minuta.
Por lojtarët nuk kishin llogaritur reagimin e Gatuzos. Trajneri i ka kapur nga fanella futbollistët dhe i ka shtyrë me forcë drejt fushës, për të mos i lejuar që të pinë ujë. Ky reagim “i çmendur” i Gatuzos ka marrë duartrokitjen e tifozëve që cilësojnë se trajneri i tyre nuk donte asnjë lloj qetësimi apo ulje përqendrimi në ato pak minuta shtese. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news