Jo vetëm Hysaj dhe Balliu! Shqipërisë i del krahu i djathtë i mbrojtjes, shkëlqeu me Beshiktash dhe dha 2 asiste në elitën e Turqisë

jo vetem hysaj dhe balliu shqiperise i del krahu i djathte i mbrojtjes shkelqeu me beshiktash dhe dha 2 asiste ne eliten e turqise
jo vetem hysaj dhe balliu shqiperise i del krahu i djathte i mbrojtjes shkelqeu me beshiktash dhe dha 2 asiste ne eliten e turqise

Shqipëria ka vuajtur gjithë kohën në vitet e fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes. Elseid Hysaj nuk ka dhuruar performanca pozitive, ndërsa edhe Ivan Balliu ka jo pak luhatje në nivelin e treguar. Një super paraqitje me Gjeorgjinë dhe të tjera për t’u harruar në ndeshjet e nëntorit.

Por një lajm i mirë vjen për Kombëtaren tonë. Arda Kurtulan, futbollisti i Shpresave tona po shkëlqen në Turqi me Adana Demirspor. Pas disa huazimeve në ligat më të ulëta në Turqi, futbollisti 22-vjeçar është rikthyer të luajë në Turqi dhe madje, po e bën këtë më së miri, në nivel të lartë. Në ditën e djeshme Adana fitoi në shifrat 1-3 në transfertë ndaj Hatayaspor dhe 2 asiste erdhën pikërisht nga mbrojtësi i djathtë, Kurtulan.

Ndërkohë edhe në fitoren kundër Beshiktashit, 2-1, Kurtulan ishte lojtari i tretë më i mirë në ekipin e tij me notën 7.7. Pak lehtësim për Silvinjon që ka një tjetër alternativë, megjithëse futbollisti duhet vëzhguar nga afër pasi e kaluara na ka treguar se shpesh lojtarët paraqiten ndryshe në klubet e tyre dhe ndryshe në Kombëtare. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →