Në Rusi janë ndarë çmimet sa i përket njerëzve të futbollit. Presidenti i Rubin Kazanit, Marat Safiullin, është shpallur si njeriu i vitit në futbollin e Rusisë, sportisti i vitit. Një arritje e madhe për këtë president që drejton një skuadër e cila ndodhet në mesin e tabelës.
Por për të kuptuar vlerën e madhe që ka Mirlind Daku në Rusi, mjafton edhe ky çmim. Në shkrimin e mediave ruse që tregojnë arsyen e këtij çmimi të dhënë për presidentin e Rubinit, thuhet se një arritje më vete për të ka qenë edhe mbajtja e Mirlind Dakut në skuadër në një kohë që sulmuesin e kërkonin shumë skuadra, mes të tjerash edhe në Serinë A. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news