Mbape është shumë më mirë, Bellingam ka filluar të shënojë dhe Rodrigo është rikthyer. Kemi bërë shumë mirë në sulm”, deklaroi Karlo Ançeloti pas fitores kundër Seviljes në “Bernabeu” (4-2).
Fjalët e trajnerit italian përmbledhin në mënyrë perfekte gjendjen aktuale të skuadrës: një Real që ka filluar të trembë rivalët e tij. Me 16 gola të shënuar në pesë ndeshjet e fundit, të gjitha me të paktën tre gola në secilën prej tyre, skuadra e bardhë po tregon të gjithë fuqinë e “zjarrit”. Ançeloti e ka arritur objektivin që i kishte vënë vetes: “Të mbërrijmë gjallë në Krishtlindje”. Reali i tij ka mbërritur gjallë e top.
Në këtë fazë finale spektakolare të vitit, Madridi mundi Gironën 3-0 (golat nga Bellingam, Gyler dhe Mbape), Atalantën 3-2 (Mbape, Vinicius dhe Bellingam), barazoi me Vajekanon 3-3, mundi Paçukën 3-0 (Mbape, Rodrigo dhe Vinicius) dhe e mbylli vitin 2024 me një fitore me poker kundër Seviljes 4-2 (Mbape, Valverde, Rodrigo dhe Brahim). Sulmi i Madridit ka gjetur ritmin e tij dhe secili prej lojtarëve përpara duket se është në formë të mirë, duke e bërë Realin një kërcënim për rivalët. Humbjet shkatërruese në “El Clasico”, apo ato në Champions me Liverpulin dhe Milanin janë hedhur pas krahëve. Ky Real nuk ka fare të bëjë me atë Real. Aktualisht Madridi është një makinë sulmuese në lëvizje të plotë.
ZGJIMI I MBAPESË QË I DHA KRAHË BELLINGAMIT – Anglezi me versionin e tij të shënuar plotësisht të rikuperuar, është ende larg nga shifrat mbresëlënëse që arriti sezonin e kaluar. Megjithatë, rikthimi i tij në pak më shumë se një muaj ka qenë mbresëlënës. Më 9 nëntor, anglezi zbriti në fushë për t’u përballur me Osasunën, duke gjetur golin e tij të parë në La Liga. Në këtë pikë sezonin e kaluar, Bellingam kishte 17 gola. Këtë vit ai ka 7. Gjëja mbresëlënëse është se të gjithë ata gola kanë ardhur në pak më shumë se një muaj, duke shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në La Liga (Osasuna, Leganes, Getafe, Bilbao, Girona, Atalanta dhe Vajekano). Sipas Ançelotit, ky ndryshim i Bellingamit lidhet me përmirësimin e ekipit dhe në veçanti me përmirësimin individual të Mbapesë, i cili i krijoi më shumë hapësira Bellingamit. Mbape pak nga pak filloi të akordohej dhe ka shënuar në 4 nga 5 ndeshjet e fundit, duke numëruar gjithsej 14 gola me Realin, 10 prej tyre në Ligë.
RODRIGO ËSHTË KTHYER – Rodrigo ishte një tjetë rnga sulmuesit që po kalonte një kohë të vështirë. Lëndimet e mbajtën jashtë për një muaj. Ai u thye për të luajtur një ndeshje dhe u dëmtua sërish, gjë që e mbajti jashtë fushës në një seri të keqe. Thatësira u thye në Vajekas, ku braziliani shënoi golin e tretë (3-3). Që atëherë, ai ka shënuar në tre ndeshje radhazi, me gola kundër Vajekanos, Paçukës dhe Seviljes. Përtej golave, loja e brazilianit ka qenë një nga pikat kryesore të Madridit kur gjërat dukeshin më keq. Në momentet kur skuadra dukej e mbingarkuar dhe e dërrmuar, Rodrigo ishte i vetmi që u tregua i zgjuar dhe me aftësinë për të provuar.
VINICIUS – Braziliani tjetër i sulmit e mbylli vitin i kurorëzuar si më i miri në botë (nga FIFA). Nga pesë ndeshjet e fundit, ai nuk luajti dy: kundër Gironë për shkak të dëmtimit dhe Seviljes për shkak pezullimi. Megjithatë, në tre ndeshjet e luajtura la dy gola dhe dy asiste. Në total 14 gola, të barabartë në numër me Mbape. Makina sulmuese e Realit premton për një 2025 që emocionon tifozët e “Los Blancos”.
PANORAMASPORT.AL