Duke analizuar krimin e rëndë brenda familjes në Shënavlash në Durrës, psikiatri Neli Demi, tha në “Open” në News 24, se është e vështirë për të arritur në një përfundim apo çrregullim për tre persona të së njëjtës familje, pasi vranë babanë e tyre, Pëllumb Meta.
“Duhet një fantazi shumë e madhe për të imagjinuar se çfarë po ndodh brenda tyre. Në përgjithësi ata që kryejnë krime ndjenë tensionin e krimit të kryer dhe reagojnë me pendesë ose keqardhje. Në pjesën më të madhe të rasteve, krimet nuk paramendohet.
Kemi të bëjmë me tre persona dhe që të kalosh në përfundime për çrregullim të personalitetit tek tre persona të së njëjtës familje është pak e vështirë. Në rast se imagjinojmë një ngarkesë të gjatë frike, dhune dhe terrori momentalisht ndihen të çliruar dhe me kalimin e kohës do ta ndjenë peshën e ngjarjes”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co