Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në mes të Tiranës. Një boksier serb, Stefan Maric, ka hyrë në ring në kryeqytetin shqiptar me një këngë që tregonte se Kosova është pjesë e Serbisë. Një ofendim i madh ky për ne, ndërsa në ndeshje Maric ka humbur kundrejt boksierit shqiptar. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, ish-menaxheri i sporteve luftarake, Evren Dalipi, vuri theksin te papërgjegjshmëria e organizimit. Gjithashtu Dalipi ka hapur një temë interesante duke thënë se në Shqipëri po marrin shpesh boksierë serbë të nivelit të ulët për t’i mundur dhe për të treguar patriotizëm.
“Une si ish menaxher i sporteve luftarake e kam pranuar me shqetësim kete informatën se në mbrëmjen e boksit profesionist që eshte zhvilluar të dielën në Tiranë ku një boksieri serb te cilit i është lejuar hyrja në ring me nje këngë shume provokative dhe anti-Kosovë. Shprehi shqetsim te thellë me këtë ngjarje dhe kërkoj nga UBSH- Unioni i Boksit Shqiptar, si mbikëqyrës i eventeve të boksit profesionist në Shqipëri, të marrë masa ndaj organizatoreve dhe të tregohen më te kujdesshëm në të ardhmen. Po ashtu kërkoj t’ua tërheqë vërejtjen organizatorëve që një ngjarje e tillë të mos përsëritet. Uroj që ngjarje të tilla të pakëndshme të mos përsëriten kurrë.
Viteve te fundit boksierët shqiptarë i zgjedhin boksieret serbët për kundërshtarë dhe madje kryesisht të nivelit me të ulët, për të fituar dhe për të rritur famën. Mposhtja e një boksieri nga Serbia shpesh bën bujë, ndërsa pak ka analiza për nivelin e boksierëve kundërshtarë”, tha Dalipi. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news