Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin Skaner që transmetohet në “MCN TV” dhe drejtohet nga Gerti Carcani. Drejtori i Partizanit ka folur për shumë çështje, ndërsa interesante ishte momenti kur preket një ish-trajner i të kuqëve që Olsi Rama nuk do ta harrojë lehtë ose më saktë që nuk do t’ia falë veprimin e bërë.
“Po të flas për një trajner që ma hoqi trurin me të vërtetë. Ishte Sormani që nuk erdhi në ndeshjen derbi me Tiranën. Ndërroi veten e vet me Kalarin dhe na bëri nder të them të drejtën. Ma lejon etika ta them këtë, Sormani në kohën e COVID-it braktisi ndeshjen dhe kjo më hoqi trurin se braktisi ndeshjen”, tha Olsi Rama. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news