“E njoh që nga koha kur ishte më i dobët”! Olsi Rama komenton Ilir Dajën: Respekt maksimal për etikën e punës

e njoh qe nga koha kur ishte me i dobet olsi rama komenton ilir dajen respekt maksimal per etiken e punes
e njoh qe nga koha kur ishte me i dobet olsi rama komenton ilir dajen respekt maksimal per etiken e punes

Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin Skaner që transmetohet në “MCN TV” dhe drejtohet nga Gerti Carcani. Drejtori i Partizanit ka folur për shumë çështje, ndërsa interesante ishte momenti kur preket një ish-trajner i të kuqëve që Olsi Rama nuk do ta harrojë lehtë ose më saktë që nuk do t’ia falë veprimin e bërë.

“Po të flas për një trajner që ma hoqi trurin me të vërtetë. Ishte Sormani që nuk erdhi në ndeshjen derbi me Tiranën. Ndërroi veten e vet me Kalarin dhe na bëri nder të them të drejtën. Ma lejon etika ta them këtë, Sormani në kohën e COVID-it braktisi ndeshjen dhe kjo më hoqi trurin se braktisi ndeshjen”, tha Olsi Rama.

Nga ana tjetër Olsi dha një koment edhe për Ilir Dajën, një trajner me të cilin ka punuar në kohën te Partizani. “Keni folur këtu mjaftueshëm për të, Ilir Dajën e njoh që nga koha kur ishte më i dobët, luante futboll. Miqësinë me të e krijova nga Partizani, ka respekt maksimal për etikën e punës, kulturën e punës dhe ndershmërinë profesionale”, tha Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →