Kategoria e Tretë/ Prestige mposhtet nga Përmeti, por vijon në krye

kategoria e trete prestige mposhtet nga permeti por vijon ne krye
kategoria e trete prestige mposhtet nga permeti por vijon ne krye

Prestige është ndalur mbrëmjen e djeshme për herë të parë në këtë sezon të Kategorisë së Tretë.

Skuadra e Përmetit ka arritur të befasojë kryeqytetasit me një fitore me përmbysje me shifrat 2-3, pas një ndeshje plot episode. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 për Prestige, por Përmeti reagoi në të dytën duke shënuar tre gola me Daullxhiun. Vendësit humbën një penallti me Aldo Branicën, që mund t’i çonte shifrat në 3-1. Duhet thënë se ndeshja nisi rreth 43 minuta me vonesë për shkak të mungesës së një autoambulance, që përmbushte kriteret e vendosura nga zyrtarët e ndeshjes. Pavarësisht humbjes, Prestige ruan kreun me 13 pikë, 3 më pak sesa Igëlls dhe Basania.

PJESA E PARË – Ndeshja nis në mënyrën më të mirë për Prestige, që shënon në minutën e 6-të. Limani këmbëngul nga e djathta dhe nis një pasim në zonë, që gjen devijimin e Çunit dhe përfundon në rrjetë për 1-0. Pas golit të pësuar, Përmeti mundohet të kontrollojë lojën, por ka shumë ndalesa dhe ndërprerje, me Prestige, që krijon disa raste me zbritjet e shpejta me Limanin dhe Zrimeg nga krahët. Në të 16-ën miqtë rrezikojnë me një gjuajtje nga jashtë zone, që kalon ngjitur me portën e Hasanajt. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Përmeti ka një tjetër mundësi të mirë, por dështon në goditjen finale, vetëm 7-8 metra nga porta e Hasanajt. Prestige gjen edhe golin e dytë. Ademi bën gjithçka mirë brenda në zonë dhe pason te Mata, i cili nga një pozicion ballor nuk fal dhe dyfishon shifrat.

PJESA E DYTË – Përmeti e nis në sulm dhe arrin të ngushtojë shifrat me Daullxhiun, i cili shfrytëzon hapësirat e lëna dhe tund rrjetën nga pranë portës, teksa i dyshimtë ishte pozicioni i tij në momentin e pasimit. Në minutën e 62-të Mariglen Ademi fiton një penallti, që merret përsipër nga Aldo Branica. Portieri Xhelollari i kupton krahun dhe arrin ta ndalë. Në minutën e 70-të ka 11-metërsh në anën tjetër, aty ku Daullxhiu arrin sërish të shënojë dhe barazon shifrat. Në të 75-ën Zrimeg gjuan jashtë nga vetëm rreth 10 metra larg portës. Në të 83-ën përmbys Përmeti, me Daullxhiun që finalizon një kundërsulm, pas rezistencës së portierit Hasanaj. Në shtesë lojtarët e Prestige nuk shtyjnë dot topin në rrjetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →