Që pas largimit të Ruben Amorim, Sportingu i Lisbonës është në rënie të lirë. Madje as sulmuesi më i përfolur, Gykores, nuk po e nxjerr dot skuadrën nga gjendja e vështirë në të cilën është zhytur. Në mbrëmjen e djeshme kjo skuadër ka barazuar pa gola ndaj Gil Vicente.
Ndërkohë vëmendjen dhe fjalën e parë në këtë takim e mori arbitri Narciso. Në minutën e 80 të takimit, kishte një kontakt në zonë ku u rrëzua një lojtar i Sportingut. Ndërkohë aksioni ishte i rrezikshëm dhe në atë moment u shënua gol nga Sportingu, por arbitri vërshëlleu më parë për një penallti.
Më pas VAR thërriti arbitrin për të parë edhe njëherë kontaktin, me kryesorin që ndërroi vendimin e tij duke mos e akorduar penalltinë. Kështu në fund Sportingu i Lisbonës mbeti pa golin e shënuar dhe pa penalltinë. Një skemë perfektë për të dëmtuar një ekip, ndërkohë që hyrja e VAR është bërë për të shmangur raste të tilla teksa në fillim lihet aksioni që të përfundojë dhe më pas jepet vendimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news