Nga goli i Asllanit te e majta e Mario Mitajt, njihuni me paraqitjen e legjionarëve tanë

nga goli i asllanit te e majta e mario mitajt njihuni me paraqitjen e legjionareve tane
nga goli i asllanit te e majta e mario mitajt njihuni me paraqitjen e legjionareve tane

Disa nga kampionatet e futbollit në Europë dhe botë kanë ulur siparin për vitin 2024, teksa gjatë javës që lamë pas legjionarët kuqezi sërish kanë spikatur me paraqitjet e tyre.

Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në kualifikimin e Interit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Mesfushori i Kombëtares realizoi golin e dytë për ekipin e tij ndaj Udinezes me një goditje spektakolare nga këndi, duke e çuar direkt në rrjetë. Asllani bëri një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte një prej më të vlerësuarve për ekipin e tij.

Në Arabinë Saudite edhe pse kampionati ka përfunduar për këtë vit, Mario Mitaj vazhdon të shkëlqejë me Al Ittihad. Në një ndeshje miqësore ndaj Al Nasr, skuadra e Al Ittihad triumfoi 4-1, ndërsa golin e dytë të ndeshjes e shënoi mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj.

Këtë fundjavë, një ndeshje shumë e fortë u zhvillua në kampionatin italian mes Atalantës dhe Empolit. Titullarë me skuadrat e tyre ishin edhe dy qendërmbrojtësit e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Adrian Ismajli. Në fund, triumfoi skuadra e Atalantës me rezultatin 3-2 dhe “bergamaskët” kryesojnë renditjen me 40 pikë.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Alen Sherri, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Feta Fetai, Medon Berisha, Taulant Seferi, Keidi Bare, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Arbnor Muja dhe Rey Manaj. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →