Parma humbi thellë në shifrat 5-0 kundër Romës në transfertë. Një humbje dhe shifra që të nuk të lënë shumë të komentosh pas takimit, por trajnerët në Itali e gjejnë gjithmonë një alibi për të mos marrë përsipër përgjegjësinë. Një tjetër deklaratë qesharake vjen nga një trajner i Serisë A, teksa këtë herë i përket atij të Parmës.
Pavarësisht se humbi në shifrat 5-0, për Pecchian rezultati ishte i gënjeshtër madje sipas tij Parma ka luajtur aq mirë sa lojtari i ndeshjes ishte portieri i Romës. “Rezultati ishte 5-0, por lojtari i ndeshjes sot ka qenë portieri i Romës. Ne kemi bërë më pak, por në pjesën e parë i kishim të gjitha mundësitë për të mbetur ende në ndeshje. Nuk e treguam potencialin e plot, por do ta analizojmë ndeshjen dhe të shohim përpara”, tha Pecchia që la të habitur jo pak tifozë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news