Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Evertoni ka reaguar në javët e fundit. Kjo skuadër ka dalë nga zona e ftohtë dhe aktualisht ndodhet në vendin e 15, 4 pikë larg zonës së rënies. Megjithatë dy ndeshjet e fundit i kanë dhënë jo pak moral Evertonit.
Ata barazuan në transfertë pa gola kundër Arsenalit, ndërsa edhe sot kanë bërë një tjetër befasi. Në shtëpi arritën të barazonin sërish pa gola kundër Chelsea, duke ndalur në dy javët e fundit, dy ekipet që ndodhen në tre vendet e para në Premier League. Një asist i madh që Everton i bën Liverpul për t’u shkëputur dhe për të krijuar sadopak diferencë në rrugën drejt titullit kampion pasi ka 2 ndeshje më tepër për të luajtur dhe qëndron 1 pikë para Chelsea pas këtij barazimi të sotëm. Ndërkohë Armando Broja nuk ka luajtur kundër Chelsea për shkak të marrëveshjes së huazimit mes dy ekipeve. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news