ITALI
Kohët e fundit është përfolur shumë në mediat rozë në lidhje për një ndarje të mundshme mes blogeress Chiara Ferragni dhe këngëtarit italian Fedez.
Ditën e djeshme jashtë shtëpisë së tij para se të nisej me makinë, Fedez foli me korrespondentin e programit Canale 5.
“Jam mirë, faleminderit”, tha ai. “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”, e pyeti Fedez gazetarin.
Më pas ai shtoi: “Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi.
Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk nuk di si të përgjigjem”.
Në fund, gazetari e pyeti Fedez nëse kishte ndërmend të shkonte në sfilatën e Donatella Versace në Javën e Modës në Milano:
“Do të shkoj në sfilatën e Donatella Versace këtë pasdite, sepse ajo është një mikesha ime dhe është shumë e lidhur me mua.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co