​ShBA-të partneri kryesor i Kosovës për eksporte të mallrave

shba te partneri kryesor i kosoves per eksporte te mallrave
shba te partneri kryesor i kosoves per eksporte te mallrave

Dinari ka vënë në sprovë marrëdhëniet Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Amerika mbetet partneri më i rëndësishëm për raporte tregtare me vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç si aleat strategjik për vendin tonë, janë edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës në tregjet amerikane.

Në janar të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara me vendet e botës arritën në 20.1 milionë euro, ose 33.4 për qind. Eksportet e mallrave me këto shtete kanë një shifër simbolike, mirëpo siç bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovë, partnerë më të rëndësishëm me vendet e botës për eksport ishin SHBA-të me 14,6 për qind dhe Zvicra me 9,3 për qind në muajin janar 2024, shkruan KosovaPress.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6,9%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj”, bën të ditur ASK.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%.

“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.”.

Ndërsa, Turqia edhe këtë vit vazhdon të mbetet partner kryesor për import të mallrave.

Vetëm gjatë muajit janar 2024, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158 milionë euro, ose 41.6 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,4%) dhe Kina (11,3%)”, thuhet në raportin ASK-së për Tregti me jashtë.

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21.8 milionë euro, ose 36,1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 16,2 për qind.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,4%), Shqipëria (11,8%), Serbia (6,3%), Mali i Zi (3,9%)”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin janar.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 57,7 milionë euro, ose 15,2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 5,8 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,6%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (1,9%)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, ajo që mbetët shqetësues është se edhe këtë vit ka nis një rënie e vlerës së mallrave të eksportuara në vend.

Eksporti i mallrave në muajin janar tw kwtij viti kishte vlerën 60.3 milionw euro, ndërsa importi 380 milionë euro, që është një rënie prej 3 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 7.4 për qind pwe import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raporrin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Janar 2024”, të ASK.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9.9 për qind në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milion eurp në vitin 2023. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 15.9 për qind.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →