Milan barazon 2-2 me Bolognan në “San Siro”, në takimin e vlefshëm për Serie A. Mysafirët finalizuan me sukses një aksion në minutën e 29-të, duke realizuar me Zirkzee. Lewis Ferguson shkaktoi penallti në minutën e 39-të, ndërsa Giroud gaboi përballë Skorupskit, me këtë të fundit që neutralizoi topin. Gjithsesi, brenda pjesës së parë, skuadra e Piolit barazon me Loftus-Cheek.
Vendasit fituan penallti në të 73-tën, Theo dërgoi topin në shtyllë. Milani mori epërsinë me Loftus-Cheek në të 84-tën, i asistuar nga Florenzi. Djemtë e Thiago Motta-s pretenduan penallti pas një kapje për fanelle të Terracionos ndaj Victor Kristiansen, 11-metërsh që u akordua pas një rishikimi me VAR.
Orsolini i dhuroi një pikë Bolognas, në këtë transfertë të vështirë, skuadra shkon në kuotën e 33-pikëve në vendin e shtatë. Milan, pas katër fitoresh radhazi ndalet, aktualisht e sheh veten në vendin e 3-të me 46 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co