Një grup studiuesish dhe ish-gjyqtarësh të Kushtetueses kanë zhvilluar një mbledhje në Univeritetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nga ku knë bërë thirrje për qeverinë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.
Ish-kryetari i GJK dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, Xhezair Zaganjori, është shprehur se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.
“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale. Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, shpjegoi ai.
Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co