Shtatë trupa të pajetë, të vrarë me breshëri plumbash u gjetën në një makinë në Meksikën lindore të premten, në një zonë të rrënuar nga konfliktet e bandave rivale. Trupat e pesë burrave dhe dy grave u gjetën në një automjet në anë të një rruge në qytetin Aculzingo në shtetin e Veracruz. Një nga viktimat ishte i mitur, sipas një zyrtari të Gardës Kombëtare.
Forca të shumta të ushtrisë dhe policisë janë vendosur në zonë për kapjen e autorëve. Pak ditë më parë në qytetin Tuspan të të njëjtit shtet u gjetën dy automjete me trupa të prerë. Në urën ku ishin braktisur makinat, autorët kishin lënë një mesazh kërcënues, drejtuar një bande rivale.
Gushtin e kaluar, 13 trupa u zbuluan në ngrirës në dy ndërtesa në qytetin e Posa Rica, fqinj me Tuspan. Shteti i Veracruz, i njohur për vaniljen dhe kafenë e tij, është një nga rrugët kryesore që përdorin kartelet për të transportuar drogën në tregun amerikan.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co