“Ibrës s’i plas për askënd”, Antonio Kasano: Po merr përgjegjësi që s’i takojnë

ibres si plas per askend antonio kasano po merr pergjegjesi qe si takojne

Antonio Kasano, ish-fantazisti i Milanit, komentoi punën e Zlatan Ibrahimoviç si Këshilltar i Lartë i pronarëve për klubin. 41-vjeçari e bëri këtë gjatë programit “Viva el Fútbol”, në platformën ‘Twitch’. Lidhur me situatën, Kasano deklaroi:



ibres si plas per askend antonio kasano po merr pergjegjesi qe si takojne

“E njoh shumë mirë Ibrën, herë pas here flas me të. Jam i bindur se ai ka atributet për të bërë atë që dëshiron në futboll sepse ka personalitet dhe aftësi. Nëse duhet të të thotë diçka ose të të vërë me shpatulla pas muri e bën me qetësi. Ibra po merr përgjegjësitë që duhet të jenë të presidenti ose të njerëzve mbi të.

Për momentin ai ka shpatulla të gjera dhe merr përgjegjësi. Për gjithçka po vë fytyrën e tij. Dikush e ka kontestuar, por Ibrës nuk i plas për këto gjëra. Jam i bindur që Fonsekën e ka zgjedhur mbi të gjithë ai dhe Ibra është dakord me trajnerin”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →