“Mbi 100 miliardë dollarë për financimin e mbrojtjes”, analiza: Pyetjet e vështira me të cilat po përballet Europa dy vite nga sulmi rus në Ukrainë

mbi 100 miliarde dollare per financimin e mbrojtjes analiza pyetjet e veshtira me te cilat po perballet europa dy vite nga sulmi rus ne ukraine
mbi 100 miliarde dollare per financimin e mbrojtjes analiza pyetjet e veshtira me te cilat po perballet europa dy vite nga sulmi rus ne ukraine

Ndërsa bota përgatitet për përvjetorin e dytë të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, Evropa duhet t’i bëjë vetes disa pyetje në lidhje me luftën që shpërtheu papritur në kufijtë e saj dhe se si do të jetë qasja në 12 muajt e ardhshëm.

Ndoshta më e rëndësishmja ndër këto pyetje është fakti se sa kohë mund të vijojë ndihma financiare për Ukrainën.

Që nga fillimi i krizës, BE dhe aleatët e saj rajonalë kanë shpenzuar më shumë se 100 miliardë dollarë për financimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, liderët e BE ranë dakord për një paketë prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën deri në vitin 2027. Mbretëria e Bashkuar ka premtuar gjithashtu më shumë se 15 miliardë dollarë për Ukrainën që nga viti 2022 .

Ndërsa mbështetja e fuqishme e Perëndimit për Ukrainën që nga viti 2022 ka befasuar shumë njerëz në botën diplomatike, sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë situata bëhet e lodhshme financiarisht.

Midis faktit që fundi i konfliktit nuk duket në horizonte konkurrencës për vëmendjen politike në Lindjen e Mesme apo shqetësimet e brendshme nga krizat e kostos së jetesës të udhëhequra nga inflacioni në mbarë botën, shpenzimi i shumave të mëdha për Ukrainën mund të bëhet politikisht tëvështira për tu përballuar.

Presioni politik mbi shpenzimet do të bëhet më i dukshëm pasi zgjedhjet Parlamentare Evropiane do të zhvillohen në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →