A do të ketë largime të drejtuesve të qarqeve? Rama flet pas mbledhjes në seli: Ndryshimet janë pjesë e PS-së

a do te kete largime te drejtuesve te qarqeve rama flet pas mbledhjes ne seli ndryshimet jane pjese e ps se
a do te kete largime te drejtuesve te qarqeve rama flet pas mbledhjes ne seli ndryshimet jane pjese e ps se

Edi Rama ka folur për mediat, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS, e cila nisi në orën 17:30.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve të qarqeve politike, Rama u shpreh se ndryshimet janë pjesë e jetës së Partisë Socialiste, gjë që sipas tij e bënë këtë forcë politike fituese.

“Besoj shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë, siç e vendosëm në Asamble, që është faza a angazhimit për anëtarësimet e reja dhe balancimin e barazisë gjinore në çdo qark.

Ka pika të caktuara në zona rurale ku duhet bërë më shumë punë për të garantuar pjesëmarrje më të balancuar mes gjinive.

[embedded content]

A do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve?

Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj edhe PS është parti fituese, sepse nuk pret ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetë. Megjithatë unë shoh angazhim pozitiv dhe sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar digjital ka pasqyra që flasin vetë”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →