“A mendoni se do të hetoheni për rastin McGonigal”? Rama: Do e takoja sërish po të kthehesha prapa, ia keni futur…

a mendoni se do te hetoheni per rastin mcgonigal rama do e takoja serish po te kthehesha prapa ia keni futur
a mendoni se do te hetoheni per rastin mcgonigal rama do e takoja serish po te kthehesha prapa ia keni futur

Kryeministri Edi Rama është pyetur pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PS-së lidhur me rastin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, duke thënë se në prononcimet e tij ai i është referuar “pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA”.

Rama theksoi se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

Teksa po largohej nga gazetarët para selisë rozë, Rama u shpreh “te kjo çështje ja keni futur kot”.

McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Rama: Mos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.

Rama: Do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë.

Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →