UKRAINE
Kievi nuk e ka vonuar aspak hakmarrjen për pushtimin rus të Avdiivka-s, duke shkaktuar një masakër në kampin e trajnimit rus pranë Trudivske, në Donjetsk.
Si pasojë e sulmit ukrainas me raketat e lëshuara nga sistemi amerikan Himars, raportohet se 65 ushtarë rusë të rreshtuar në formacionin e paradës kanë vdekur.
Në mesin e viktimave bën pjesë edhe gjeneralmajor Oleg Moisev Fotot dhe videot që qarkullojnë orët e fundit duket se dëshmojnë si sulmin, ashtu edhe humbjet, që pësuan rusët, por për momentin as Moska dhe as Kievi nuk kanë dhënë deklarata për këtë çështje.
Sipas KyivPost, batalioni i Moskës më pas u shkatërrua nga raketa me rreze të gjatë veprimi. Ushtarët rusë ishin rreshtuar në pritje të inspektimit nga oficerët e lartë të ushtrisë dhe gjeneralmajori.
Sipas raportimeve, dy ose tre raketa artilerie të drejtuara nga GPS, të lëshuara nga një Himars, u rrëzuan në fushën pranë Trudivske.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co