Gruaja e ish-presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, Martine Moïse, dhe ish-kryeministri Claude Joseph janë mes 51 personave që janë paditur për vrasjen e ish-presidentit, sipas një dokumenti 122 faqesh nga gjyqtari që kryeson hetimin.
Moïse u vra në rezidencën presidenciale më 7 korrik 2021, pasi më shumë se 20 persona të armatosur u mblodhën në kompleksin e presidentit. Ai u qëllua 12 herë dhe u vra. Zonja Moïse gjithashtu u qëllua disa herë, por mbijetoi.
Në dokumentin, të datës 25 janar dhe të bërë publik nga faqja online e lajmeve Haitiane AyiboPost të hënën, gjykatësi Walther Wesser Voltaire tha se zonja Moïse komplotoi me ish-kryeministrin për të zëvendësuar presidentin.
Sipas CNN 51 personat e përmendur në aktakuzë po përballen me akuza që variojnë nga bashkëpunimi dhe shoqërimi kriminal, grabitja e armatosur, terrorizmi, atentati dhe krimet e kryera për paragjykimin e ish-presidentit Jovenel Moïse. Urdhri pretendon se ka “prova serioze dhe të mjaftueshme” kundër atyre që u përmendën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co