Sapo fitoi Ligën e Kampioneve në Londër kundër Dortmundit, Reali i Madridit nisi të planifikonte sezonin 2024-2025.
Kështu funksionojnë gjërat në “Shtëpinë e Bardhë”, titujt festohen sa për të shijuar mjaltin e momentit, por pa arritur në “mbingopje” që mund të pengojë vendosjen e objektivave të të ardhmes. Një vit i veçantë ky për Realin, pasi në lojë janë jo pak, por 7 trofe, si asnjëherë më parë në botën e futbollit, në të cilën ka akses vetëm skuadra e Ançelotit dhe që detyroi trajnerin të hartonte një plan tjetër për të arritur deri në fund me opsionet maksimale të mundshme për të fituar gjithçka.
Reali e filloi fazën përgatitore më 15 korrik 2024 dhe mund ta përfundojë atë më 13 korrik 2025, nëse arrin në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA (formati i ri). Një vit futboll pa ndalesë, që bëri që stafi stërvitor të grumbullojë trurin në kërkim të një plani të detajuar për të gjithë lojtarët. Teprica e mundshme e kilometrave në këmbë ishte çështja kryesore për t’u diskutuar. Sezonin e kaluar, lojtarët e Ançelotit luajtën 59 ndeshje (55 zyrtare dhe 4 miqësore). Në sezonin 2024-2025 mund të arrijnë deri në 75 ndeshje nëse do të kapnin të gjitha finalet e mundshme, 72 ndeshje zyrtare dhe 3 miqësoret e verës që lamë pas.
NJË SFIDË KOLOSALE
Megjithëse kalendari po i “shtrydh” të mëdhenjtë e Europës, Reali e sheh sezonin me një objektiv të qartë, pavarësisht nisjes më shumë peripeci. Shtatë trofe në lojë për të cilin preferojmë të mos flasim, por që është ndihet në dhomat e zhveshjes së Madridit që zgjedh të ndjekë skenarin nga trofeu në trofe. “Pushim dhe fokusim për të pasur mundësinë për të fituar një tjetër titull”, u tha pas barazimit në “Vajekas”. Një trofe është në vitrinë, Superkupa e Europës. Ai i radhës pret, Kupa Interkontinentale, 90 minuta larg të mërkurën në Katar.
NUK KA PUSHIME INDIVIDUALE
Në verë, në Madrid u hartua një program individual që filloi 15 ditë para ardhjes së lojtarëve të angazhuar me kombëtaret e tyre në “Euro 2024” apo “Copa America 2024”. Objektivi ishte që të arrinin titullin e parë të sezonit (Superkupa e Evropës), që u arrit duke mundur Atalantën. Klubi i bardhë këmbënguli që lojtarët e tij të kenë të paktën tri javë pushim përpara se të përballen me një sezon që pritej të ishte shkatërrues. Por sot që flasim ky plan ka përfunduar në koshin e plehrave. Vetëm dy nga ndërkombëtarët e rregullt kanë mundur t’i shijojnë këto pushime, edhe pse në një mënyrë ndryshe nga sa mendohej fillimisht.
Rydiger pas një marrëveshjeje me trajnerin e tij për të mos udhëtuar në një nga pushimet e vitit. Dhe Mbape që mbeti jashtë grumbullimit me kombëtaren franceze pas vendimit të trajnerit Didie Deshamp. Një pushim që nuk ka lidhje me idenë e ngritur në fillim të sezonit. Programi individual nuk mundi të realizohej për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë pllakosur skuadrën e Ançelotit, plot 27 dëmtime në 24 ndeshjet e para të sezonit në të gjithë kompeticionet. Në këtë pikë janë tashmë dy futbollistë që i kanë kaluar 2000 minutat aktivizim (Rydiger dhe Valverde) dhe katër të tjerë që arrijnë në 1700 minuta (Kurtua, Bellingam, Vinicius dhe Mbape). Infermieria e bardhë nuk ka qenë kurrë bosh, ndaj ka qenë e pamundur që Ançelotit të ekzekutonte projektin e ri të pushimit individual për yjet e tij, të cilët janë ngarkuar edhe më shumë.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL