Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka deklaruar se shqetësimet për nisjen e Luftës së Tretë Botërore janë të vërteta, sepse forca ushtarake është bërë argumenti kryesor i paracaktuar i vendimmarrësve globalë.
“Forca ushtarake është bërë përsëri argumenti kryesor i paraqitur nga qendrat vendimmarrëse globale, sikur të mos jetë pasur kurrë miliona humbje në jetë njerëzish nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore”, tha ai.
“Tani ne jemi përfshirë fjalë për fjalë nga një parandjenjë e një Lufte të Tretë Botërore, e cila është rrëmbyer nga të gjithë. Ka arsye legjitime për shqetësime të tilla,” theksoi presidenti bjellorus.
Lukashenko vuri në dukje se dhjetëra mijëra ushtarakë të NATO-s dhe qindra njësi të pajisjeve ushtarake, avionëve dhe helikopterëve janë duke u vendosur pranë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Ka rreth 32,000 ushtarakë nga kontingjentet e unifikuara të NATO-s dhe forcave të armatosura të SHBA-së të stacionuar në afërsi të Bjellorusisë dhe Rusisë, në kuadër të operacioneve të aleancës që po kryhen në Evropë”, shpjegoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co