Valencia dhe Real Madrid kanë mësuar se kur do të luhet ndeshja e shtyrë për javën e 12-të në La Liga.
Më 2 janar në orën 20:00 do të jetë stadiumi “Mestalla” i Valencias që pret këtë takim. Kujtojmë se gjithçka u shty më parë për shkak të përmbytjeve, që prekën qytetin e Valencias në Spanjë.
Data 2 janar ishte preferencë e Valencias, ndërsa është hedhur poshtë data 5 që u propozua nga Reali. Madrilenët janë aktualisht 4 pikë larg Barcelonën kryesuese, por me këtë ndeshje të prapambetur për t’u luajtur.
PANORAMASPORT.AL
The post Hidhet poshtë propozimi i madrilenëve, Reali mëson kur do të luhet ndeshja e shtyrë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.