Një përmbysje e botës së…futbollit! Nëse një ekip të Pep Guardiolës nuk e shihnit dot më shumë sesa dy ndeshje pa fituar, këtë herë mund ta shihni gjashtë ndeshje pa fituar. Pas pesë humbjesh radhazi, shumë menduan se sot ishte dita që Manchester City jo vetëm të fitonte, por të kthehej mes spektaklit dhe shifrave të thella.
Deri diku kjo hipotezë po rezultonte e drejtë, teksa dopieta e Haland dhe goli i Gundogan i dërguan shifrat në 3-0 në minutën e 53. Kur priteshin që shifrat të rriteshin, Feynordi reagoi, madje e ktheu rezultatin në një farë mënyre, duke barazuar në 3-3.
Të gjithë po prisnin me kureshtje Pep Guardiolën për të dëgjuar fjalët e tij pas ndeshjes. Por ajo që ka shkaktuar habi të madhe është fakti se trajneri është parë me shenja në fytyrën dhe kokën e tij. Madje shumë kanë aluduar në rrjetet sociale se Pep Guardiola është përplasur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, por me siguri duke ditur natyrën ekspresive të këtij trajneri, ka dëmtuar paksa veten duke i shprehur lojtarëve gjithë pakënaqësinë e tij për 6 ndeshjet pa fitore dhe për këtë përmbysje të Feynord. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news