“Si mund të diskutoni shëndetin mendor të Kilian Mbappe?”! Shpërthen Anceloti në konferencë: Nuk mund të shkoni deri këtu…

si mund te diskutoni shendetin mendor te kilian mbappe shperthen anceloti ne konference nuk mund te shkoni deri ketu
si mund te diskutoni shendetin mendor te kilian mbappe shperthen anceloti ne konference nuk mund te shkoni deri ketu

Kilian Mbape është kthyer në një çështje! Francezi nuk ka shënuar në katër ndeshjet e tij të fundit për Realin dhe u hoq nga Didier Deschamps nga Kombëtarja, për ta lejuar atë të ambientohej në Madrid, por në vend që t’i sjellin lehtësim, kritikat dhe spekulimet kanë vazhduar gjatë dy javëve të fundit për Mbapen.

Mediat filluan të spekulojnë se Mbappe ka probleme psikologjike për shkak të paaftësisë së tij për të përballuar presionin e madh që kur u bashkua me Realin dhe për këtë foli sot Carlo Ancelotti.

“Nuk mund ta besoj se ka thashetheme për shëndetin mendor të Mbappes. Unë e shoh atë plotësisht të qetë, të koncentruar dhe të lumtur në ekipin tonë. Nuk shoh se ai ka ndonjë problem mendor. Për mendimin tim, është e tmerrshme të spekulosh rreth shëndetin mendor të një futbollisti”, tha Ancelotti.

“Mungesa e golave? Me siguri do të përfundojë për Mbappe, kjo ka ndodhur me të gjithë sulmuesit. Unë shoh që ai është maksimalisht i motivuar, është i lumtur që është pjesë e jona dhe seria e zezë do të përfundojë herët a vonë. Cilësia e tij nuk vihet në dyshim. Ka vetëm një problem, atij i duhet më shumë kohë dhe së shpejti do të shohim më të mirën prej tij”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →