Shqiptarët janë gjithmonë të suksesshëm në Europë, në çdo fushë, sigurisht, shkëlqejnë edhe në atë të sportit. Kur flasim për sportin nuk do të ndalemi gjithmonë vetëm te futbolli, por edhe në fushat e tjera. Një meritë e madhe i jepet padyshim prindërve që shpesh kanë kaluar vështirësi të mëdha në rrugët e emigrimit, por kanë mbajtur të ndezur pasionin e fëmijëve të tyre dhe tani po nderojnë jo vetëm veten, por edhe Shqipërinë.
Një djalosh i vogël dhe shumë i talentuar në pjesën e boksit është Enes Hoxha. Me origjinë nga Ladorishti i Strugës, Enesi kërkon që të dërgojë sa më lart flamurin e Shqipërisë. Rruga është e gjatë përpara dhe mundësitë janë, pasi Enesi cilësohet si një prej talenteve më të mëdhenj për moshën e tij. Në datën 7 dhjetor, boksieri i vogël do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Suheil Ahmadi, me përballjen që do të zhvillohet në Zvicër. Tani është koha që Enesi të tregojë forcën e tij dhe të nis rrugën e suksesshme që e pret, të paktën në bazë të asaj që thonë specialistët që e kanë stërvitur. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news