Shqipëria me sytë nga shorti për kualifikueset e Botërorit, mësoni se kur do të përcaktohen grupet

shqiperia me syte nga shorti per kualifikueset e boterorit mesoni se kur do te percaktohen grupet

Liga e Kombeve përfundoi dhe tani është momenti i shumëpritur, kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Me dy Europian të prekur nga afër, kuqezinjtë kërkojnë të shkruajnë historinë dhe të kualifikohen për herë të parë në një kampionat botëror. Por cilët do të jenë kundërshtarët me të cilët do të garojmë për një vend në Botëror?

Grupet kualifikuese të UEFA-s do të përcaktohen më 13 dhjetor. Pikërisht në këtë datë do të hidhet shorti që do të përcaktojë kundërshtarët për secilën Kombëtare. Gjithsej do të jenë 12 grupe, ndër të cilët 6 prej tyre do të përbëhen nga 5 skuadra dhe 6 të tjerët nga 4 skuadra. Shqipëria gjendet në vazon e tretë dhe duke qenë se nuk do të marrë pjesë në “play off”-et e Ligës së Kombeve në muajin mars, pritet të shortohet në një prej grupeve me 5 ekipe.

Kujtojmë se fushata kualifikuese do të nisë në muajin marsin e ardhshëm për grupet me 5 skuadra dhe në shtatorin e ardhshëm për grupet me 4 skuadra. Faza kualifikuese do të përfundojë në muajin nëntor të vitit të ardhshëm. 12 vendet e para të secilit grup do të presin automatikisht biletën për në Kupën e Botës 2026, ndërsa 12 vendet e dyta, së bashku me 4 fituesit e grupeve të Ligës së Kombeve me renditjen më të mirë do të provojnë shanset e tyre në “play off” për 4 vendet e lira që të dërgojnë në Botëror./Sport Ekspres/

shqiperia me syte nga shorti per kualifikueset e boterorit mesoni se kur do te percaktohen grupet

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →