Lamin Jamal nuk do të mund të jetë gati për trajnerin Hansi Flik këtë të shtunë në ndeshjen e Barcelonës kundër Selta Vigos në “Balaidos”. Sulmuesi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pengoi të luajë në ndeshjen kundër Sociedad, ndaj nuk do të mund të jetë as në Vigo.
Hansi Flik nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin kështu që do të presë edhe disa ditë pasi parashikimi është që ai të mund të jetë në ndeshjen e Champions League kundër Brest të martën. Jamal vuan nga një mavijosje në kyçin e këmbës si pasojë e një goditje të fortë të marrë në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës në Beograd në Champions më herët gjatë tetorit.
Nga krahu tjetër një lajm i mirë është rikthimi i mundshëm nga Robert Levandovski. Sulmuesi polakë ka vuajtur problemet fizike gjatë këtyre javëve, i cili mungojë edhe në paraqitjet me kombëtaren. Por duket se do të arrijë në kohë rekord përgjatë duelit me Selta Vigon. Është fakt se bomber Levandovski ka shërbyer si pikë reference për konkretizimin e rasteve te ekipi i Barçës.
Ky rikuperim është sinjal siguri në planet e trajnerit Hansi Flik. Katalansit kryesojnë La Liga-n me 33 pikë pas 13 javësh, 6 më tepër se Reali, por “Galaktikët” kanë një ndeshje më pak.
PANORAMASPORT.AL