Grupi i punës në FSHF mban mbledhjen e radhës, nisin punimet në stadiumin “Niko Dovana”

grupi i punes ne fshf mban mbledhjen e radhes nisin punimet ne stadiumin niko dovana
grupi i punes ne fshf mban mbledhjen e radhes nisin punimet ne stadiumin niko dovana

Federata e Futbollit po vazhdon punën për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri.

Grupi i punës i caktuar për këtë event madhor zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në fokus ishin disa tema shumë të rëndësishme me qëllim organizimin dhe promovimin sa më të mirë të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Sa i përket infrastrukturës, kanë nisur punimet edhe në stadiumin “Niko Dovana”. Federata e Futbollit po investon në punimet për konstruksionin metalik të telekamerave, rifiniturat e mureve, dyert dhe dritaret e brendshme, bojatisjen, instalimet elektrike, punimet sanitare dhe mobilimin.

Gjithashtu, në vijim një tjetër grup pune nga UEFA pritet të mbërrijë në Shqipëri për të vëzhguar nga afër terrenet sportive.

Përzgjedhja e maskotës që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë Kampionat Europian, strategjia e komunikimit për mbulimin mediatik, çështja e biletave, hedhja e shortit dhe shumë tema të tjera u diskutuan në këtë mbledhje.

Të hënën, në rrjetet sociale të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të prezantohet maskota e përzgjedhur dhe do të hapet një diskutim publik për të zgjedhur emrin e maskotës që do të shoqërojë Kombëtaren tonë në finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →