U zhvillua sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” kampionati P.A.K, i pari kampionat që shikon si protagonistë fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kjo ngjarje e rëndësishme dhe emocionuese kishte për qëllim promovimin, përfshirjen dhe sigurimin e mundësive të barabarta për fëmijët specialë, duke u mundësuar që të shprehin talentin e tyre në fushën e sportit.
Pjësëmarrës nga disa rrethe të Shqipërisë ishin këto 6 skuadra: “Autizmi Flet B&B”, Fieri, Pogradeci, “Edhe ti mundesh”, “Karitas”, Shkodra. Në fund të turneut, u shpall fitues ekipi i “Autizmi Flet B&B” dhe në vendin e dytë ekipi i Shkodrës. Kupa për fituesit u dorëzua nga trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo.
Ky kampionat që ndihmon në rritjen e vetëbesimit, socializimit dhe përfshirjes së fëmijëve në aktivitete shoqërore dhe sportive, do të kthehet në një traditë të përvitshme të Federatës së Futbollit.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news