Ende po diskutohet sa i përket asaj që ndodhi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. UEFA ka dhënë vendimin pas asaj lënie të ndeshjes nga lojtarët shqiptarë, për shkak të koreve raciste. Vendimi shkoi në favorin e Rumanisë, 3-0.
Ndërkohë media rumune kanë intervistuar ish-portierin e Rumanisë, Rica Raducanu. Mes të tjerash, legjenda rumune e ka tepruar me deklaratën e tij duke thënë se kjo situatë do të përshkallëzohej nëse do të ndodhte shumë vite më parë. “Nëse Kosova do të sillej kështu dhe do të luanin në kohën tonë, ne do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll në fushë nëse je i mirë, por ata erdhën me planin të bërë gati, ishin plot skandale”, tha ish-portieri rumun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news