FOTO/ Silvinjo aktivizoi 22 lojtarë në 6 ndeshje, por vetëm 8 i luajtën të gjitha. Disa përdoren me pikatore

foto silvinjo aktivizoi 22 lojtare ne 6 ndeshje por vetem 8 i luajten te gjitha disa perdoren me pikatore

Shqipëria ka luajtur 6 ndeshjet e këtij edicioni të Ligës së Kombeve në Ligën B, duke siguruar vetëm vendin e fundit në grupin e saj B1 dhe rënë në Ligën C për edicionin e ardhshëm.



Statistikat tregojnë qartësisht se trajneri ka bazuar këtë eksperiencë te një grup shumë i ngushtë lojtarësh, teksa u ka dhënë hapësira të tjerëve vetëm në bazë të mungesave.

Ndonëse ka grumbulluar mbi 30 futbollistë gjatë ditëve të grumbullimeve të Kombëtares që nga shtatori e deri në nëntor, Silvinjo ka aktivizuar vetëm 22 prej tyre. Por ajo që bie në sy është se në total janë vetëm 8 lojtarë që i kanë luajtur të gjitha ndeshjet, me 6 prej tyre si titullarë në secilën dhe vetëm Strakoshën, Asllanin, Mitajn dhe Ismajlin që kanë luajtur çdo minutë.

Trajneri është ndikuar në zgjedhjet e tij shpesh nga dëmtimet, duke bërë edhe zëvendësime kokë për kokë të lojtarëve, si në rastin Hysaj-Balliu, apo edhe Kumbulla-Ajeti, që kanë “ndarë” ndeshjet.

Ndërkaq, shumë lojtarë kanë luajtur rol episodik, me shumë pak minuta në fushë si në rastin e Spahiut, M. Berishës e Abrashit. Këtu duhen përfshirë edhe Uzuni e Muçit të cilët vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës patën në dispozicion minuta të rëndësishëm me Silvinjon.

WhatsApp Image 2024-11-20 at 22.09.12

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →