Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qendrën “Autizmi Flet B&B” organizon turneun e parë kombëtar të futbollit të personave me aftësi të kufizuar. Ky aktivitet do të mbahet në “Shtëpinë e Futbollit”, në datën 21 nëntor, ora 11:00.
Në këtë event janë 5 ekipe nga 5 qytete, Tirana, Pogradeci, Shkodër, Fieri, Fushë-Kruja, me një numër pjesëmarrësish prej 90 personash. Në fund të turneut do të ndahen 3 kupa për ekipet fituese.
Ky event nënvizon rëndësinë që Federata e Futbollit i jep kauzave sociale, në kuadër të aplikimit të strategjisë sociale, e cila synon të përmirësojë jetën e komunitetit nëpërmjet futbollit.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news