“Kemi shanse reale për të arritur ‘play off’-in në Botëror”, Duka në prag të sfidës me Ukrainën: Gati për të përballuar një finale

kemi shanse reale per te arritur play off in ne boteror duka ne prag te sfides me ukrainen gati per te perballuar nje finale
kemi shanse reale per te arritur play off in ne boteror duka ne prag te sfides me ukrainen gati per te perballuar nje finale

Armand Duka ka folur për mikrofonin e “Super Sport”-it në prag të ndeshjes me Ukrainën. Drejtpërsëdrejti nga “Air Albania”, Duka ka thënë se kuqezinjtë duhet të bëjnë detyrën e tyre mbrëmjen e sotme, pa menduar se ç’do të prodhojë sfida mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Sa i përket velrësimit për këtë edicion në Ligën e Kombeve, kreu i FSHF-së i ka vendosur notën 7 Kombëtares.

“Nuk mendoj që morëm më pas se ç’merituam ndaj Çekisë. Ekipi është profesionist, e di atë dhe nuk është i zhgënjyer. Gjendja emocionale është e përshtatshme për të përballuar një ndeshje futbolli, një finale të tillë. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Nuk mund të shpresojmë çfarë do të bëjnë të tjerët. Me respekt, por pa frikë nga kundërshtari.

Nëse do ta bëja një analizë të shpejtë, do t’i vendosja notën 7 Kombëtares në Ligën e Kombeve. Ajo pika ndaj Gjeorgjisë në shtëpi na mungon vërtetë sot. Botërori? Së pari duhet të shohim shortin. Gara për Botëror është më e fortë se ajo e Europianit. Shanset reale të Shqipërisë janë që të arrijë një ‘play off’ qoftë nga kualifikueset, qoftë nga Liga e Kombeve”, ka deklaruar Armand Duka./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →