Shqipëria U-21 ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore kundër Moldavisë U-21, por këtë herë rezultati ishte spektakolar. Pak ditë më parë, takimi mes Shpresave tona dhe Moldavisë u mbyll në barazimin 1-1. Megjithatë sinjalet ishin të mira pasi Alban Bushi ndryshoi 80% të grupit të lojtarëve.
Elementet e rinj të ardhur ishin shumë premtues. Ata kërkonin pak kohë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe rezultatin e dhanë sot.
Ndeshja përfundoi 4-0 në favorin e kuqezinjëve, ndërsa në minutat e fundit kuqezinjtë e vegjël u ndezën dhe mund të shënonin më shumë gola. I pari erdhi nga Rashica, që në minutën e 16 tundi rrjetën.
Ndërkohë Ismaili gjeti golin e dytë në minutën e 54. Teksa ndeshja po mbyllej në shifrat 2-0, djemtë e Alban Bushi shtuan ritmin. Sulmuesi Rama do të shënonte i vetëm para portierit pas një aksioni të bukur dhe pasimit nga Masuti. Ndërkohë në aksionin e fundit, Daka shënoi edhe golin e katërt me kokë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news