“Faleminderit për çdo kujtim që i keni dhënë shqiptarëve”! Roshi, Lenjani, Gjasula dhe Balaj u tërhoqën, reagon Duka

faleminderit per cdo kujtim qe i keni dhene shqiptareve roshi lenjani gjasula dhe balaj u terhoqen reagon duka
faleminderit per cdo kujtim qe i keni dhene shqiptareve roshi lenjani gjasula dhe balaj u terhoqen reagon duka

Shqipëria ka barazuar 0-0 në ndeshjen e djeshme kundër çekëve. Një ndeshje që nuk la shijen më të mirë të mundshme për tifozët që prisnin fitoren dhe që të mbeteshim realisht në garë për vendin e parë, ndryshe nga tani, që jemi thuajse jashtë gare, na mban vetëm matematika në lojë.

Por para nisjes së ndeshjes kishte edhe një ceremoni emocionuese për katër futbollistë që u tërhoqën nga Kombëtarja. Roshi, Balaj, Lenjani dhe Gjasula morën duartrokitjet e fundit në jetën e tyre pasi shkelin fushën e blertë si lojtar nga tifozët e Kombëtares. Ndërkohë, kreu i FSHF, Armand Duka, i ka falenderuar për kontributin e dhënë.

“Krenarë përfaqësuan ngjyrat kuqezi, krenarë ngritën lart flamurin shqiptar!
Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula, FALEMINDERIT për çdo kujtim të bukur që u keni lënë miliona tifozëve me atë që keni dhënë në fushën e blertë me Kombëtaren”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →