Nuk ka fitues në “Air Albania”. Shqipëri-Çeki ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0. Miqtë e nisën vrullshëm lojën, duke shfaqur një dominim në pjesën e parë të takimit. Çekët i shkuan pranë golit, teksa tronditën dy herë traun e portës.
Kombëtarja shqiptare shfaqi një tjetër fytyrë në pjesën e dytë, duke qarkulluar më mirë topin dhe duke provuar më shumë portën. Megjithatë në fund askush nuk ia doli të shënonte dhe ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. Tashmë kuqezinjtë numërojnë 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia dhe një më pak se Çekia kryesuese. Fati përfundimtar i grupit do të vendoset në ndeshjen e fundit, atë të 19 nëntorit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news