Një mbrëmje e flaktë ishte ajo e djeshmja për shqiptarët. Rumania luajti me Kosovën, ndërsa nga ana tjetër Zvicra me Serbinë. Për shkakun se kjo përballje e fundit është zhvilluar kaq shumë herë në vitet e fundit, Xhaka kundër serbëve nuk tërhoqi një vëmendje më të madhe sesa Kosova.
Po flasim që në nisje të takimit, pasi me atë pasoi në ndeshjen e dardanëve, ishte një skandal i madh sa i përket sjelljes së rumunëve me kore raciste kundër shqiptarëve. Por çfarë ndodhi në krahun tjetër, në ndeshjen e Granit Xhakës kundër Serbisë? Zvicra barazoi në shifrat 1-1, goli i parë u shënua nga helvetët në minutën e 78 dhe kundërshtari barazoi pak minuta më vonë.
Kjo ndeshje nisi qetë sa i përket përplasjes së pritshme mes Granit Xhakëve dhe kundërshtarëve. Madje përpara se të futeshin në fushë, Xhaka ka takuar me përzemërsi dy lojtarë serbë, mes të cilëve edhe Mitrovic. Dukej se çdo gjë i ishte lënë pas të shkuarës. Megjithatë nuk rezultoi kështu në fushën e blertë. Sigurisht që tensioni nuk është i njëjti pasi bëhet fjalë për Ligën e Kombeve dhe ka tjetër përjetim nga një ndeshje Botërori.
Por në një moment të lojës, Granit Xhaka është përplasur me një lojtar serb, të cilin e ka sharë edhe në gjuhën shqipe. Në atë moment ishte pikërisht Mitrovic që shkoi për të qetësuar Xhakën dhe u duk qartë se mes dy lojtarëve ekzistonte një respekt për njëri-tjetrin. Gjithashtu Mitrovic ka shkuar për të këshilluar shokun e tij të ekipit që të qetësohej. Kjo ishte gjithçka sa i përket shpërthimit të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë. Lojtari shqiptar i ka çmendur serbët më shumë me veprimin e bërë pas ndeshjes ose me saktë, me deklaratën e dhënë. Për herë të parë, bilanci ishte në favorin e Serbisë kundër Zvicrës teksa në këto dy takime, fituan një dhe barazuan në tjetrin.
Për të ulur suksesin e rivalit dhe për t’i poshtëruar ata, mesfushori i Leverkusen ka thënë se Serbia ka dalë me sukses në një ndeshje që për të ishte miqësore dhe aspak e rëndësishme. “Dua që të jem vërtet i hapur dhe i sinqertë me ju. Kampionati Europian apo Botërori është shumë më ndryshe sesa Liga e Kombeve. Kjo është pak a shumë si një ndeshje miqësore, ky është fakt. Sigurisht që ka rëndësi se ti luan me më të fortit, por është më shumë një mundësi për djemtë e rinjë që të tregojnë veten se kush janë, i kemi dhënë shansin të rinjëve”, tha Granit Xhaka pas ndeshjes, për të zhvlerësuar Serbinë. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga nga mediat serbe të cilat tregojnë se Granit Xhaka vazhdon që të provokojë dhe se nuk ka ndryshuar. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news