Shqipëria U-19 luajti sot ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 ndaj Danimarkës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me fitoren minimale të Danimarkës 1-0.
Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Izraelit: Alain Taho (C), Fabjan Perndreca, Kleo Shpuza, Adi Kurti (C), Antonios Dama, Jordi Jaku, Rron Breca Hasani, Frederik Tosku, Denis Prendi, Ergis Arifi, Klejdi Marinaj.
Ndeshja nisi e qetë dhe pas disa minutave Danimarka shtoi ritmin dhe u hodh në kërkim të golit. Miqtë shënuan në minutën e 37-të me Tobias Lund Jensen. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në fraksionin e dytë kuqezinjtë provuan gjithçka për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Trajneri Ahmataj aktivizoi edhe Sulejmanin, Hysalliun, Kasharin, Vranicin dhe Marinajn. Në fund takimi u mbyll me fitoren e Danimarkës 1-0.
Po sot, u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Izraelit dhe Irlandës së Veriut. Në stadiumin “Niko Dovana” fitoi Izraeli me rezultatin 3-1.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut në orën 15:00, në “Elbasan Arena”.
Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19
Irlandë e Veriut – Danimarkë 0-4
Izrael – Shqipëri 6-0
Izrael – Irlandë e Veriut 3-1
Danimarkë – Shqipëri 1-0
Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”
Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news