Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Çekinë, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që nis në orën 20:45.
Nga lista e publikuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Çekisë do të mungojnë katër lojtarë. Mungesa që janë nga porta në sulm.
Silvinjo ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut. Katër lojtarë që u zgjodhën nga Silvinjo për ta ndjekur ndeshjen në tribunën e stadiumit “Arena Kombëtare”.
Diçka e detyruar pasi lista e Kombëtares ishte me 27 lojtarë. Në këtë mënyrë numri u reduktua në vetëm 23 sa është dhe e lejuar.
PANORAMASPORT.AL