Sërish skandal në Rumani. Lojtarët e Kosovës kanë treguar dinjitet dhe kanë lënë fushën e lojës pak sekonda përpara përfundimit të saj, duke mos i toleruar thirrjet rraciste të tifozëve. Gjithçka nisi pas një kacafytjeje të Rrahmanit dhe Alibekut. Kapiteni i dardanëve pati një përplasje fizike me lojtarin e Rumanisë, së cilës i janë bashkuar edhe futbollistët e tjerë.
Më pas tifozët e pranishëm kanë nisur thirrjet e tyre rraciste, të cilat nuk janë toleruar aspak nga lojtarët e Kosovës. Ata kanë ndërprerë menjëherë ndeshjen dhe i janë drejtuar dhomave të zhveshjes. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të merret nga trupa gjykuese e arbitrave./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news