Ajmerik Laport ka vendosur që t’i dhurojë varëse ari shokëve të skuadrës te Spanja gjatë grumbullimit për Ligën e Kombeve. Mbrojtësi mendoi pikërisht këtë mënyrë, për të kujtuar gjithmonë fitoren e Europianit nga Spanja.
Çdo varëse ishte e personalizuar. Kujtojmë se Laport ndodhet në Arabinë Saudite.
Atje është pjesë e Al-Nassr me Kristiano Ronaldon. Milionat që fiton me klubin arab kanë bërë që të mos kursehet për një kujtim që do mbetet gjatë.
Spanja mposhti 2 me 1 Anglinë dhe Laport e luajti të plotë atë sfidë që i kurorëzoi kampion në Europë.
PANORAMASPORT.AL