Policia e Korçës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën “Bilisht-Miras”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co